Eto’o festoi si plak

Samuel Eto’o në periudhën e fundit është përballur me akuza se ka më shumë vjet se ato që i ka të deklaruara. Sulmuesi kamerunas, 32-vjeç vazhdimisht i ka mohuar ato, kurse tani ka vendosur të bëjë shaka me këtë çështje. Pasi shfrytëzoi gabimin e mbrojtësit të Tottenhamit, Jan Vertonghen dhe shënoi duke kaluar Chelsean në…

Sport

08/03/2014 22:13

Samuel Eto’o në periudhën e fundit është përballur me akuza se ka më shumë vjet se ato që i ka të deklaruara.

Sulmuesi kamerunas, 32-vjeç vazhdimisht i ka mohuar ato, kurse tani ka vendosur të bëjë shaka me këtë çështje.

Pasi shfrytëzoi gabimin e mbrojtësit të Tottenhamit, Jan Vertonghen dhe shënoi duke kaluar Chelsean në epërsi, Eto’o u afrua tek flamuri në kënd, dhe u bë kinse mezi po ecë, në stilin e plakut.

Gjesti ishte qartë reagim ndaj të gjithë atyre që kanë thënë se është 35, 26, e 37 vjeç, kurse humorin e tij e kuptuan edhe bashkëlojtarët përfshirë Eden Hazard, por Eto’o nuk pati fare problem që të kthehej prapa tek mesi i fushës për të rinisur ndeshjen.