Eto dashuron Chelsean

Samuel Eto’o ka mohuar spekulimet që sugjerojnë se ai do të largohet nga Chelsea, duke theksuar se është maksimalisht i përkushtuar në klub. Sulmuesi kamerunas ka shënuar shtatë gola në 27 paraqitje pas nënshkrimit të kontratës njëvjeçare, me vlerë prej 7 milionë funtesh, në gusht 2013. Mirëpo, njoftimet e fundit raportojnë se ish sulmuesi i…

Sport

24/02/2014 11:01

Samuel Eto’o ka mohuar spekulimet që sugjerojnë se ai do të largohet nga Chelsea, duke theksuar se është maksimalisht i përkushtuar në klub.

Sulmuesi kamerunas ka shënuar shtatë gola në 27 paraqitje pas nënshkrimit të kontratës njëvjeçare, me vlerë prej 7 milionë funtesh, në gusht 2013.

Mirëpo, njoftimet e fundit raportojnë se ish sulmuesi i Barcelonës dhe Interit është i gatshëm të largohet nga klubi londinez, në vend se të kërkojë kontratë të re.

Eto’o i mohoi spekulimet dhe insiston se është i përqendruar vetëm tek kandidatura e Chelseas për titullin e kampionit në Premierligë. “Informata të rreme dhe degraduese janë publikuar rreth meje”, shkroi 32-vjeçari në llogarinë e tij në Instagram.

“Vetëm dua t’ia përkujtoj të gjithëve se kam dashuri të jashtëzakonshme për Chelsean. Kam respekt të madh për liderët dhe bashkëlojtarët e mi. I dua tifozët e Chelseas dhe do të vazhdojë të jap gjithçka që kam për të mbrojtur klubin”, u shpreh ai.