Estradë kushërirash! Ja cilën këngëtare e kanë kushërirë motrat Vjollca

Ekuacioni nuk është i vështirë: Jetojmë në Shqipëri, treçerekun e njerëzve me të cilët na takon jeta ose i kemi kushërinj, ose kemi pasur komshinj një herë në jetë ose dikur mund të kemi bërë plazhin në dhomat ngjitur.

ShowBiz

07/11/2017 21:21

Por kur këto rastësi zbulohen në botën e showbizit gjërat bëhen më interesante. Siç mund ta dini motrat Vjollca, Marina dhe Luana janë kushërira me këngëtaren Evi Reçi. Ato nuk ngurrojnë të postojnë foto me njëra tjetrën në rrjete sociale dhe gjithnjë e thërrasin me përkëdheli njëra tjetrën ‘poçi’. Evi madje ishte një ndër vajzat që spikati edhe më së shumti në dasmën e Marinës ku ajo edhe këndoi posaçërisht për të.

Por teksa kjo e fundit është bërë pjesë e garës së ‘Kënga Magjike’ këtë vit, zbuluam se edhe Ronela Hajati është kushërirë e saj. Teksa Ronela ka postuar performancën e Evit në Instagram i ka shkruar: “Suksese kusho! Një yllkë!” çka na bën të kuptojmë se ato kanë lidhje familjare me njëra tjetrën.

Pra me një llogari të thjeshtë i bie që një lidhje familjare Ronela Hajati e ka edhe me Marinën e Luanën. E mbani mend kur Ronela bashkëpunonte me ‘Babastars’ dhe ishte gjithë kohës në shoqërinë e Getoar Selimit e djemëve të tjerë të grupit?

Kujt do ja merrte mendja se një ditë Getoari do martohej me Marinën, kushërirën, e kushërirës së saj Evit. Shqipëria është e vogël, shumë e vogël por me histori të lezetshme ama!