Estrada voton! Ja kush prej artistëve kreu obligimin qytetar

Sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale ku garohet për kryetarë komunash.

ShowBiz

19/11/2017 15:38

Qytetarët e 19 komunave u janë drejtuar kutive të votimit për të kryer obligimin qytetar dhe kushtetues, shkruan lajmi.net.

Përveç politikanëve që marrin vëmendjen gjatë kësaj dite, janë edhe artistët ata që janë në sy të medieve.

Përmes rrjeteve sociale, disa prej artistëve tanë kanë votuar në qendrat e caktuara të votimeve si dhe kanë dhënë mesazhet e tyre për këtë ditë.

I pari prej artistëve i cili njoftoi se ka kryer obligimin qytetar ishte këngëtari Korab Shaqiri, pas tij Shyhrete Behluli, Edona Llalloshi, reperi Gold Ag, këngëtarët Besart Halimi dhe Alban Mehmeti si dhe aktori Fatmir Spahiu.

Ndërsa, këngëtarja Vesa Luma i kishte pyetur ndjekësit publikisht “A me dal me votu a jo” dhe pastaj nuk e kishte bërë të ditur faktin a ka votuar apo ende jo.

Nga vendvotime të ndryshme artistët shfrytëzuan të drejtën e votimit, disa treguan edhe për kë votuan./Lajmi.net/