Estrada shqiptare, telegrame ngushëllimi për vdekjen e Aretha Franklin

Arti është në zi.

ShowBiz

16/08/2018 18:31

Kjo për shkak se këngëtarja e njohur e muzikës ‘soul’, Aretha Franklin sot ndërroi jetë, shkruan lajmi.net.

Pas një sëmundje të rëndë, mbretëresha e muzikës ‘soul’ ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare dhe lajmi u bë i ditur edhe nga familjarët e këngëtares përmes rrjeteve sociale.

Artistët shqiptarë përmes rrjeteve sociale kanë shprehur ngushtëllimet për vdekjen e Aretha Franklinit.

“Prehu në paqe legjendë”, ka shkruar Flaka Krelani, ndërsa Rona Nishliu e quajit “Zonja e Artë”, duke e cilësuar si arsyen përse gratë dëshirojnë të merren me muzikë.

Po ashtu, edhe Besa Kokëdhima shkroi mesazh ngushëllues për vdekejn e këngëtares së famshme me fjalët “Bë muzikë në qiell”.

Kurse, Arilena Ara kishte përzgjedhur një thënje të këngëtares me mesazhin se muzika ‘soul’ është gjithmonë aty në shkallë të ndryshme . /Lajmi.net/