Estrada përkrahin iniciativën për pagesën e gjobës së Xhakës dhe Shaqirit

Në kuadër të Kampionatit Botëror, të premtën është zhvilluar ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë.

ShowBiz

26/06/2018 10:21

Kjo ndeshje ka rezultuar me fitoren e Zvicrës pas shënimit të golave nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, shkruan lajmi.net.

FIFA ka vendosur t’i dënojë futbollistët shqiptarë me gjobë prej 20 mijë frangash, e kjo gjë ka bërë që të ketë reagime të shumta.

Menjëherë është hapur një iniciativë që t’i paguhet dënimi futbollistëve, e cila deri tani ka arritur shifrën prej 10 mijë eurosh.

Në përkrahje të kësaj iniciative kanë dalë edhe disa prej artistëve tanë, siç janë Capital T, Lumi B, Vesa Luma, e të tjerë. /Lajmi.net/