Estrada me fjalë prekëse pas vdekjes së Rexhep Çelikut

Gjatë ditës së sotme, u bë e ditur se valltari i njohur shqiptar, Rexhep Çeliku u nda nga jeta.

ShowBiz

12/01/2018 23:40

Vdekja e papritur e tij, ka tronditur gjithë opinionin, ndërsa telegrame ngushëllimi kanë ardhë nga të gjitha anët, shkruan lajmi.net.

Me fjalë prekëse, mjeshtrin e valles shqipe e kujtojnë edhe disa prej këngëtarëve të njohur të cilët e vlerësojnë punën e tij të bërë gjithë këto vite.

Artiola Toska, Aurela Gaçe, Eli Fara, Bleona Qereti, Rozana Radi, janë disa prej emrave që kanë shkruar mesazhe ngushëllimi drejtuar familjes Çeliku.

Artistët e cilësuan të ndjerin si pasuri dhe nder i kombit, padyshim edhe mjeshtër i valles shqipe duke numëruar 32.000 role. /Lajmi.net/