Estrada kundër koncertit të Notis Sfakianakis në Tiranë, ja arsyeja

Ditë më parë "Top Channel" kishte njoftuar se po sjell këngëtarin grek Notis Sfakianakis në Tiranë.

ShowBiz

21/05/2018 09:04

Ky lajm nuk është mirëpritur nga artistët tanë, ngase këngëtari cilësohet si racist, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, është publikuar videoja e një deputeti grek i cili ndjell vrer ndaj talentëve shqiparë që kanë arritur suksese në botë si me muzikë ashtu edhe me sport.

Deputeti nuk lë pa përmendur edhe përfaqësimin e Qipros në “Eurovizion” nga këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira.

Partinë nacionaliste greke e mbështet edhe këngëtari Sfakianakis, i cili shihet në një video ku e përmes si shpëtim të vetëm për shtetin këtë parti.

Ndaj këtyre videove kanë reaguar Jonida Maliqi, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Bruno; të cilët dalin haptas kundër ardhjes së Notis Sfakianakis në Shqipëri.

“Ku je tani o deputeti i partisë “Agimi i Leshit” që më shan shqiptarët në parlamentin grek?
Ku je kur promovuesi yt Notis Sfakianakis po vjen te ne të na tregojë se sa pabuks është dhe se pa lekët tona nuk mundet të jetojë në vendin tënd pavarësisht bajgave që ha nëpër mediat greke për të huajt dhe për shqiptarët.”, ka shkruar Flori në reagimin e tij.

Ndërsa, Jonida Maliqi ka shkruar “Supozohet qe ne Shqiptaret jemi popull mikprites por kurrsesi deri ne kete pike ku te favorizojme ata qe kane peshtyre mbi ne nder vite. Absurditet i madh per kete palo kengetar qe mbi te gjitha nuk eshte njeri por monster qe tani ne vendin e tij nuk e begenisin me e vjen ketu per koncert recital me cmim bilete “te fryre”.

Më poshtë mund t’i shihni reagimet e plota të artistëve lidhur me koncertin e grekut Sfakianakis në Shqipëri. /Lajmi.net/