Estonia merr presidencën e BE-së

Estonia njoftoi se prioriteti i saj është të mbrojë unitetin e 27 shteteve anëtare të BE-së, pas vendimit të Britanisë për largimin nga BE-ja (Brexit)

Bota

01/07/2017 12:46

Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), më 1 korrik kaloi nga Malta në Estoni. Ky shtet këtë detyrë do ta kryejë mes periudhës 1 korrik dhe 31 dhjetor.

Presidenca e Këshillit të BE-së me nga 6 muaj periudhë është duke u marrë përsipër nga shtetet anëtare. Vendi i cili merr këtë detyrë përsipër menaxhon mbledhjet në Këshill.

Estonia njoftoi se prioriteti i saj është të mbrojë unitetin e 27 shteteve anëtare të BE-së, pas vendimit të Britanisë për largimin nga BE-ja (Brexit).

Në programin e Estonisë të cilin e ka përgatitur për presidencën në fjalë theksohet se “BE-ja në nivel global si dhe rajonal është duke luftuar me teste me të cilat nuk është përballur më herët. Estonia e cila do të marrë Presidencën e Këshillit, beson se me këto probleme mund të përballet me unitet dhe vendosmëri. Duke negociuar largimin e Britanisë nga BE-ja, në të njëjtën kohë duhet të sigurojmë një kalim të shpejt në një BE me 27 shtete”.

Estonia do të punojë për “Evropën Digjitale”

Theksohet se Estonia e cila është në pozitë kryesuese në fushën digjitale në Evropë, edhe me marrjen e kryesisë së Këshillit Evropian do të fokusohet në zhvillimin teknologjik. Qeveria e Estonisë publikoi programin e Këshillit Evropian, ku u theksua rëndësia e lëvizjes së lirë dhe të sigurt të të dhënave.

“Evropa duhet të përshtatet me zhvillimet teknologjike dhe duhet të përfitojë nga këto potenciale. Kjo do të ndihmojë qytetarët në jetën e tyre të përditshme dhe sjell dobi të madh për bizneset dhe shtetet anëtare”, thuhet në program.

Po ashtu njoftohet se Estonia e cila është nikoqire e Qendrës së Ekselencës Kibernetike të NATO-s, do të angazhohet lidhur me temën e sulmeve kibernetike. Pas Estonisë kryesinë e Këshillit të BE-së do ta marrë Bullgaria, Austria dhe Rumania me radhë. /AA/