Estonia dhe Rusia i kanë këmbyer spiunët e dënuar – Lajmi.net
Estonia dhe Rusia i kanë këmbyer spiunët e dënuar
Autori: Lajmi.net BotaLajme 17:20, 11 February 2018
Estonia dhe Rusia i kanë këmbyer dy spiunë të dënuar, pasi të dy ata ishin amnistuar nga presidentët e të dy vendeve, kanë thënë autoritetet në Estoni.

Zyrtarët thanë sot se biznesmeni estonez, Raivo Susi, është këmbyer për shtetasin rus, Artyom Zinchenko, në një kufi në pjesën juglindore të Estonisë.

“Estonia e ka dëbuar në Rusi një spiun, i cili ka kryer krim këtu, kështu që biznesmeni estonian mund të kththet te njerëzit e tij të afërt, pasi ishte burgosur për një kohë të gjatë në Rusi”, ka thënë shefi i policisë së sigurisë shtetërore të Estonisë, Arnold Sinisalu.

Personi nga Estonia ishte arrestuar në aeroportin e Moskës në janar të vitit 2016, lidhur me akuza për spiunim, dhe në vitin 2017 ishte dënuar me 12 vjet burg.

Shtetasi rus, Artyom Zinchenko, ishte dënuar me pesë vjet burg nga një gjykatë në Talin të Estonisë, vitin e kaluar, për shkak të spiunimit për inteligjencën ushtarake ruse, GRU.

Fjalët kyçe: Estonia, Rusia

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bike Rivals
  • Play Rock Wheels
  • Play Bubble Trouble