Estonia dhe Rusia e pezullojnë qarkullimin e trenave

Qarkullimi i trenave ndërmjet kryeqyteteve të Rusisë dhe Estonisë është pezulluar për shkak të rënies së numrit të udhëtarëve.

Bota

19/05/2015 20:05

Transmetuesi publik i Estonisë, ERR njoftoi se është hera e parë në 65 vjetwt e fundit që Estonia nuk ka lidhje të trenit të udhëtarëve me Rusinë.

Sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë kanë çuar në reduktimin e madh të rusëve që e vizitojnë Estoninë, kështu që qarkullimi i trenave në relacionin Moskë – Talin është treguar jo fitimprurës.

Estonia, ish-republikë sovjetike, e ka rifituar pavarësinë në vitin 1991.

Në vitin 2004 ajo u bë anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. (REL)