Eskalon situata në Mitrovicë, militantë të Vetëvendosjes përballen me Policinë

Dhjetëra simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje po tentojnë t’i afrohen shtëpisë së prindërve të kryeparlamentarit, Kadri Veseli, e cila gjendet në Mitrovicë.

Lajme

26/08/2016 12:30

Raportohet se Policia po tenton t’i ndalojë ata.

Situata ka filluar të eskalojë, me shtyrje dhe përplasje mes simpatizantëve të Vetëvendosjes dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Aktivistët e kësaj Lëvizjes, po mbajnë në duar një baner me mbishkrimin: Perëndimi nuk falet, veriu nuk ndahet.