Eskalon protesta para Kuvendit të Maqedonisë, policia përdor gazlotsjellës

Protestat para Kuvendit të Maqedonisë kundër marrëveshjes për emrin kanë eskaluar në dhunë me policinë, pasi një grup i protestuesve kishin filluar të hidhnin gurë dhe gjësende tjera ndaj policisë, në përpjekje që të thyejnë kordonin dhe të futen në Kuvend.

Lajme

17/06/2018 22:25

Me këtë rast policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Jozyrtarisht njoftohet edhe për disa persona të plagosur ndërsa në afërsi të vendin ku protestohet janë vërejtur edhe automjete të ndihmës së shpejtë.

Për momentin situata është e qetë, por e tensionuar.

Protestuesit, në numër të vogël gjatë tërë ditës kanë qëndruar para Kuvendit ku kanë mbajtur të bllokuar rrugën në shenjë pakënaqësie ndaj marrëveshjes për emrin duke e quajtur “kapitulluese për Maqedonisë dhe popullin maqedonas”, shkruan Alsat-m.