Është vetëm një Mourinho

Jose Mourinho është vërtet Special. Special me punën e tij si trajner, Special me mënyrën si e drejton skuadrën, por Special edhe për mënyrën si shprehet, në fushë dhe jashtë saj. Gjatë një interviste për magazinën japoneze Sports Graphic Number, menaxheri i Chelseas ka folur për tema të ndryshme, përfshirë imazhin e tij, marrëdhëniet me…

Sport

15/11/2013 15:00

Jose Mourinho është vërtet Special.

Special me punën e tij si trajner, Special me mënyrën si e drejton skuadrën, por Special edhe për mënyrën si shprehet, në fushë dhe jashtë saj.

Gjatë një interviste për magazinën japoneze Sports Graphic Number, menaxheri i Chelseas ka folur për tema të ndryshme, përfshirë imazhin e tij, marrëdhëniet me futbollistë me të cilët punon, si dhe tregoi një ritual që e bën para ndeshjeve.

“Është vetëm një Jose Mourinho në këtë botë. Problemi është se shumë njerëz duan të flasin për mua, edhe ata që nuk më njohin aspak”, tha ai.

Sa i përket marrëdhënieve me futbollistët, Mourinho u përgjigj: “Një trajner dhe një futbollist mund të bëhen shokë. Kur u riktheva në Chelsea gjatë verës, gjëja e parë që i thashë shokut tim Frank Lampard ishte: ‘Je 35 vjeç, nëse je në formë do të luash, por nëse jo, do të jesh në bankinë’. Dhe, Lampard ma ktheu: ‘Të njoh nga mosha nëntë vjeç, e di se do ta thoshe këtë’. Nëse një futbollist dhe një trajner kanë mirëkuptim mes vete, atëherë mund të bëhen edhe shokë”.

Mourinho, po ashtu, tregoi një ritual të cilin e bën para secilës ndeshje.

“Para një takimi, në dhomën time, e hap Biblën dhe e lexoj një kapitull për disa minuta. Gjithmonë më jep ndjenja pozitive”.