Është varrosur Mehana, viktimë e shpërthimit në KEK

Bashkim Mehana 51 vjeçar, humbi jetën dje gjatë shpërthimit që ndodhi në Termocentralin Kosova A. Ai u varros sot në vendin e tij të lindjes në Vushtrri, ku morën pjesë shumë qytetarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit. 

Lajme

07/06/2014 22:38

Mehana ishte punëtor i KEK-ut, ku punoi prej vitesh. 

Në emër të punëtorëve të KEK-ut, për jetën dhe veprën e të ndjerit foli, Ismajl Simnica, përfaqësues i punëtorëve të Termocentralit Kosova A. 

Bashkimin ai e ka vlerësuar ndër punëtorët më të vyeshëm dhe devotashëm që kishte KEK’u, raporton Veriu.info. 

“Me punën e tij në prodhimin e ujit teknologjik për termocentrale, kryerjen e analizave kimike dhe së fundi në prodhimin e hidrogjenit, gaz që gjithherë paraqet rrezik për punën e pajisjeve të termocentralit në përgjithësi, dhe jetën e njerëzve në veçanti, Bashkimi ka kontribuar shumë në rritjen e prodhimit, mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe ruajtjen e pajisjeve të Termocentralit. Ai edhe në kushte tejet të vështira, ka bërë të pamundurën për eleminimin e mangësive të paraqitura në prodhimin e hidrogjenit”, ka thënë Simnica.