Është shtatzëne, Zaimina mahnit me këtë imazh

Këngëtarja Zaimina Vasjari muaj më parë e kishte konfirmuar shtatzëninë e saj.

ShowBiz

29/12/2017 17:36

Ndonëse është në pritje të ëmbël, këngëtarja nuk ka ndryshuar shumë në format trupore, shkruan lajmi.net.

Madje në fillim kur u mësua lajmi për shtatzëninë e saj kishte dyshime ngase ajo mahniste me linjat bombastike trupore.

Së fundi, këngëtarja ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram në të cilë tregonte këmbët seksi në fustanin e shkurtër, ndërsa në fytyrë duket më e shëndoshë.

Sa i përket jetës profesionale, Zaimina tash e një kohë nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri, por është përkushtuar në biznesin e saj personal. /Lajmi.net/