Është përsëri ai, Shkëlzen Gashi (Video)

Shkëlzen Gashi nuk di të stopojë. Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer në fitoren e Baselit, duke e realizuar golin e parë në fitoren ndaj Sionit.

Sport

17/08/2014 18:17

Shkëlzen Gashi është futbollisti më në formë shqiptar i momentit. Sulmuesi kosovar e ka gjetur sërish golin, në fitoren e Baselit 3:2 ndaj Sionit.

Përfaqësuesi shqiptar e realizoi golin e parë në minutën e 19-të. Për Gashin, ky ishte goli i katërt nga gjashtë xhiro të zhvilluara në futbollin zviceran, me ç’rast ai i prin listës së realizatorëve.

Vlen të përmendet se i plotë në këtë fitore ishte edhe anëtari tjetër i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.