Është në lidhje treshe, Egla Harxhi sjell në jetë fëmijën e parë

Lidhja e tyre është shumë e komentuar në shoubizin shqiptar.

ShowBiz

07/01/2018 10:41

Ish-missi shqiptar ka sjellë në jetë fëmijën e parë, që është i gjinisë mashkullore, shkruan lajmi.net.

Egla njihet për lidhjen e saj treshe, me një mashkull dhe një femër, lidhje kjo që kohë më parë kishte bërë bujë në mediet rozë.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur se ka sjellë në jetë fëmijën me Alexandre de Basseville, të cilin e pagëzuan me emrin Luçifer.

“Mirë se erdhe në jetë princi im i vogël”, është mbishkrimi që ajo i ka lënë fotografisë së foshnjës së sapo-lindur.

Kujtojmë që dy partnerët e saj, Ale dhe Alesia janë ata për të cilët ajo kishte thënë se kanë një lidhje të përkryer si treshe. /Lajmi.net/