A është mizerje Përfaqësuesja e Kosovës? Përgjigjet Ismet Munishi

Trajneri i njohur kosovar që së fundi ka marrë drejtimin e Dritës së Gjilanit, ka qenë mysafir në emisionin ‘MeShukin’.

Sport

21/10/2016 22:31

Njëra nga pyetjet që iu parashtrua Munishit, është edhe ajo për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila po zhvillon ciklin e parë eliminator.

Përfaqësuesja e Kosovës në dy ndeshjet e fundit, është mposhtur nga Kroacia 0:6 dhe 3:0 nga Ukraina, dhe këto humbje ngritën shumë dyshime rreth të ardhmes së kësaj Përfaqësuese.

Në pyetjen a është mizerje Përfaqësuesja e Kosovës, Munishi u përgjigj: “Nuk është mizerje, kemi mundur të startojmë më mirë, ka mundur të zhvillohet lojë më e mirë, djemtë janë shumë me perspektivë por duhet të mësojnë prej gabimeve”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.