A është ky propozimi më i keq për martesë? (Video)

Amanda, një vajzë nga Kentucky, mendoi se po grabitej nga një bandë në Louisville, por në të vërtetë i dashuri i saj thjesht do t’i propozonte.

Fun

12/04/2016 04:27

Taylor e kishte lënë me fjalë me komedianin Tom Mabe, për të surprizuar partneren. Ajo mendoi se po shkonte në restorant me Taylor, pasi fitoi një dhuratë, kur katër meshkuj i ndaluan në rrugë. Një video duket Amanda shumë e tmerruar, kur burrat e kapën, para një banke. Amanda mbante çantën dhe u mundua që të ecte rrotull grupit të meshkujve, por ata vazhdonin ta pengonin.

E gjithë situata ishte krijuar prej tij, i cili kishte menduar këtë mënyrë të veçantë për t’i kërkuar dorën të dashurës. Taylor gjeti momentin dhe u ul në gjunjë për t’i propozuar, ndërsa katër meshkujt nisën të këndonin. Pas frikës, vajza tha “Po” e shokuar. Video e postuar në internet u cilësua si një nga propozimet më të këqija./tvklan.al

YouTube player