“Është koha të largohem nga Bayern Munich” – Lajmi.net
“Është koha të largohem nga Bayern Munich”
Autori: Lajmi.net BundesligaMerkatoSport 16:37, 2 December 2018
Bayern Munich po shpëton nga një veteran.

Arjen Robben ka thënë se do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit.

Sulmuesi holandez ka thënë se ai ka kaluar 10 vite të mrekullueshme te skuadra gjermane, por është koha të largohet.

“Janë 10 vite të bukura këtu. Por është koha të largohem”, tha fillimisht Robben, përcjell “lajmi.net”.

“Është viti im i fundit te Bayerni, andaj dua ta përmbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shtuar më tej holandezi.

Robben ka shënuar 98 gola në 198 paraqitje për bavarezët, ndërsa në këtë sezon ka startuar në vetëm shtatët ndeshje në 13 ndeshje të ligës. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO