Është hera e parë që ngjyrosni flokët? Ja çfarë duhet të dini

50% e njerëzve në botë ngjyrosin flokët e tyre. Flokët natyrale janë një krenari shumë e madhe, por ngjyrosja e tyre paraqet një përvojë të këndshme.

Lifestyle

15/03/2016 18:43

Madje, ndryshimi i vetëm një nuance të flokëve, ju bën të dukeni ndryshe. Flokët që nuk janë ngjyrosur asnjëherë dhe nuk janë dëmtuar kimikalisht, janë gjendja më e mirë për të filluar ngjyrosjen e tyre. Është qime e pastër dhe e pandikuar nga kemikalet që mund të prishin nuancën e ngjyrës.

Nëse planifikoni të ngjyrosni flokët për herë të parë; jaçfarë duhet të dini:

1. Zgjedhja e ngjyrës së duhur

Çfarë pëlqeni për flokët tuaj? A dëshironi ti errësoni apo ti bëni më të lehta, çfarë nuance do i jepni? A pëlqeni nuance të ndezura apo më të ftohta. Ka shumë pyetje sa i përket zgjedhjes së ngjyrës. Shihni në revista dhe internet. Përcaktoni nuancën tuaj ideale dhe përafrojeni ngjyrën.

2. Nuk është patjetër të konsultoheni

Mbani mend, edhepse keni pasur një konsultim me stilistin e flokëve tuaj, kjo nuk nënkupton se duhet ta bëni procedurën. Qëllimi i konsultimit është që të ju ndihmojë juve, stilisti juaj ju ndihmon rreth kostos, zgjedhjen e duhur të ngjyrës dhe mirëmbajtjen e tyre.

3. Mos shkoni në ekstreme

Ndryshimi i ngjyrës së flokëve duhet të jetë sikur ecja. Duhet të bëni hapa të vogël para se të filloni të vraponi. Nëse zgjedhni të ndryshoni papritmas ngjyrën e flokëve në diçka krejtsisht të kundërt nga nuance juaj natyrale, ka shumë gjasa që mos ti mirëmbani ato, madje edhe ti pëlqeni. Shkoni më ngadalë, provoni me disa nuanca më të lehta, nëse vërtetë ju pëlqen ndryshimi, provoni edhe me shumë.

4. Trendet nuk i përshtaten secilit

Trendet vijnë dhe shkojnë. Jo të gjitha trended ju përshtaten njerëzve. Disave stili ombre mund të ju shkojë shumë, ndërsa të tjerëve aspak. Mos i ngjyrosni flokët vetëm sepse janë në trend, zgjedhni stilin e duhur dhe ngjyrën që ju përshtatet më së shumti.

5. Ngjyrosja në kushte shtëpiake

Ka shumë mënyra për ti ngjyrosur flokët në shtëpi. Ju mund të përdorni ngjyra natyrale dhe ngjyrë të flokëve të paketuar. Ngjyrosja e flokëve nuk paraqet vetëm procedurë, duhet të zgjedhni ngjyrën e duhur të flokëve që ju përshtatet juve dhe ti keni produktet e nevojshme. Ngjyrosja në shtëpi është një mënyrë e mirë, por asnjëherë mos shpresoni t’ju dalë ngjyra sikur në salonet e stilistëve.