Është gjëegjëzë e thjeshtë, por vetëm 2% mund ta zgjidhin

E njohur si “Gjëegjëza e Ajnshajnit”, ajo është zgjidhur nga vetëm 2% e njerëzve në botë. Nuk ka asgjë të vështirë, duhet vetëm pak durim dhe vëmendje.

Fun

18/02/2018 08:37

Rasti është i tillë:

Janë pesë shtëpi në ngjyra të ndryshme në një rresht. Në secilën shtëpi jeton nga një person me kombësi të ndryshme. Të pesë pronarët pinë pije të ndryshme, cigare të ndryshme dhe kanë nga një kafshë të ndryshme shtëpiake prej personit tjetër. Asnjë pronar nuk e ka të njëjtën kafshë, nuk e pi të njëjtën pije ose cigare si tjetri.

Dakord, këtu vëmendjen:

1. Britaniku jeton në shtëpinë e kuqe2. Suedezi ka një qen3. Danezi pi çaj4. Shtëpia e gjelbër është në të majtë të shtëpisë së bardhë5. Pronari i shtëpisë së gjelbër pi kafe6. Pronari që pi cigare “Pall Mall” mban zogj7. Pronari i shtëpisë së verdhë pi cigare “Dunhill”8. Pronari që jeton në shtëpinë në mes pi qumësht9. Norvegjezi jeton në shtëpinë e parë10. Pronari që pi cigare “Blends” jeton afër atij që mban mace11. Pronari që mban një kali jeton afër atij që pi cigare“Dunhill”12. Pronari që pi cigare “Bluemasters” pi birrë13. Gjermani pi cigare “Prince”14. Norvegjezi jeton afër shtëpisë së kaltër15. Pronari që pi cigare “Blends” jeton afër atij që pi ujë
Tani lind pyetja: Kush mban një peshk?

Po ju ndihmojmë duke ju thënë se ju duhet një laps e letër për të bërë llogaritë. Është thjesht logjikë!