A është formuar hëna nga Toka?

Shkencëtarët thonë se më në fund kanë gjetur provat të cilat tregojnë se hëna është formuar gjatë një përplasjeje miliarda vite më parë.

Fun

28/09/2016 11:12

Ndërkohë që Toka mendohet se është formuar më shumë se 4.5 miliardë vite më parë, shkencëtarët besojnë se hëna është formuar miliona vite më vonë, pasi një objekt me madhësinë e Marsit u përplas me planetin e ri.

Ata thonë se një shtresë metalike dhe materiale të tjera thellë në brendësinë e Tokës, janë prova se hëna është formuar nga këto mbetje.

Hipoteza sugjeron se një planet i quajtur Theia u përplas me Tokën gjatë 100 milionë viteve të formimit të saj.
Përplasja ka shkaktuar që mijëra copëra të shkëputen nga korja, ndërkohë që Theia u bë pjesë e Tokës dhe Hëna u formua nga copëzat.