“Është e tmerrshme kur femrat e përqeshin njëra-tjetrën për dukjen”

Aktorja britanike, Sophie Turner, e cila është bërë e famshme me paraqitjen në serialin “Game of Thrones”, është mjaft aktive edhe në jetën shoqërore.

ShowBiz

24/07/2016 20:37

Në një seri të materialeve dokumentare, “PowerShift”, të realizuar ngaHuffington Post, ka marrë pjesë edhe 20-vjeçarja.

“Padyshim se gjithmonë kam ndier presion, sidomos në industrinë ku marr pjesë. Gjithmonë ekzistojnë komentet dhe diskutimet rreth natyrës estetike”.

“Pa marrë parasysh se kush jeni, në mediat sociale do të jeni nën llupë për mënyrën si dukeni dhe për formën e trupit tuaj”, citon Telegrafi fjalët e Sophiet për Huffington Post.

“Secili person mund të bëhet viktimë e përqeshjes për dukjen që ka. Por, shumë femra në gjithë botën kanë vendosur ta luftojnë këtë dhe të promovojnë anën pozitive dhe pasqyrën e trupit të tyre”.

“Mendoj se është e tmerrshme kur femrat e përqeshin njëra-tjetrën për dukjen e tyre, peshën dhe të ngjashme, në vend se ta mbështesin dhe t’i japin kurajë njëra-tjetrës”, ka shtuar ajo.