A është e dëmshme apo e dobishme për trupin dhe trurin tuaj marijuana?

Në kundërshtim me besimin popullor se konsumi i duhanit të kanabisit është i mirë për trupin tuaj - mjekësia thotë se kjo mënyrë e konsumit të kanabisit nuk jep përfitime shëndetësore.

Fun

26/09/2016 20:07

Për të marrë përfitimet shëndetësore nga kjo bimë, ajo duhet të hahet ose të merret vetëm vaji i saj.

Konsumi i kanabisit nepërmjet cigares ndryshon molekulat bimore sepse kur kanabisi është i nxehtë dhe i djegur, ndryshohet struktura kimike dhe aciditeti i THC (tetrahidrokanabinolit) – i cili mohon vlerën e tij terapeutike, transmeton lajmi.net

Tymi i marihuanës është toksik për trupin, ashtu siç është çdo lloj tymi tjetër. Për më tepër ju saherë që thithni tymin e ndonjë substance – krijoni oksidim brenda trupit.

Konsumi në këtë mënyrë i kanabisit nuk ka përfitime për ndonjë sëmundje të caktuar edhe pse ndihmon me stresin, ankthin dhe depresionin.

Pra, për trajtimin e sëmundjeve – ekziston mënyra mjekësore e përdorimit të vajit të kanabisit dhe jo me konsumin e tij si cigare.

Qëllimi i ekspertëve është të hedhin dritë mbi faktin se kanabisi për trajtimin e kancerit ose sëmundjeve të tjera duhet të merret nga mjekët dhe jo përmes konsumit të saj si cigare, pasi ka efekte të dëmshme në trupin tuaj./lajmi.net