Është dëshmuar shkencërisht se rritja e mjekrës është e mirë për ju

Rritja e mjekrës mund të jetë një nga zgjidhjet më ‘problematike’ në jetën e një burri. Kjo pasi sot mjekra shihet vetëm si një tipar i praktikuesve të feve, dhe madje ata të cilët e mbajnë atë ‘sulmohen’ me terma të ndryshëm.

Lifestyle

08/11/2015 14:16

Por, përveç se ajo mbahet nga praktikuesit e feve të ndryshme, mjekra mbahet edhe nga shumë të famshëm dhe meshkuj që merren me modelizëm.

Sidoqoftë, nën dritën e nismës ‘No Shave November’ (ku meshkuj të ndryshëm lëshojnë mjekrën gjatë muajit nëntor), që është një fushatë sensibilizuese për kancerët e meshkujve, shumë meshkuj kanë vendosur që ta rrisin mjekrën e tyre këtë muaj.

Përveç se dukeni jashtëzakonisht më tërheqës nëse e mbani mjekrën, këto janë disa fakte shkencore pse duhet ta rrisni atë:

1. Mjekra ngadalëson procesin e plakjes duke bllokuar rreth 90 deri në 95% të rrezeve UV dhe duke zvogëluar kështu rrezikun nga kanceri i lëkurës, transmeton lajmi.net.

2. Të mbash mjekër është më mirë se ta rruash atë. Rruarja e mjekrës shkakton irritim dhe skuqje të lëkurës.

3. Meshkujt të cilët mbajnë mjekër duken më burrëror.

4. Mjekra redukton alergjitë, për shkak se pluhuri dhe ajri i ndotur ngjiten në të para se të futen në sistemin e frymëmarrjes.

5. Mjekrat ju mbajnë të ngrohtë – ngjashëm si flokët në kokë. Ato janë të mira të mbahen gjatë dimrit, pasi do ta izolojnë fytyrën nga të ftohtit. (lajmi.net)