Është çështje kohe që asteroidi të shkatërrojë Tokën dhe të zhduk njerëzimin plotësisht (Foto/Video)

MIjëra asteroidë po qarkullojnë rreth Tokës dhe është vetëm një çështje kohe para se njëri prej tyre të godasë.

Bota

22/06/2017 01:21

Një astrofizikant ka thënë se është një rast që tani të ndodhë një përplasje e madhe meqënëse rreth Tokës ka shumë asteroidë, transmeton lajmi.net.

Dr Alan Fitzsimmons gjithashtu ka frikë se një “top” nga lartë mund të shkatërrojë një qytet të madh, dhe kjo sigurisht varet nga madhësia e atij “topi”, sepse nëse ai është i madh shumë lehtë mund t’a zhduk edhe njerëzimin.

“Është e rëndësishme të dimë se shkencëtarët dhe inxhinierët kanë bërë hapa të mëdhenj në zbulimin e asteroidëve që janë afër tokës dhe kanë kuptuar kërcënimin e tyre”, u shpreh ai.

“Mbi 1,800 objekte potencialisht të rrezikshme janë zbuluar deri më tani, por ka shumë më tepër për t’u gjetur. Astronomët gjejnë çdo ditë Asteroidë pranë Tokës dhe shumica janë të padëmshme. Por është ende e mundur që kjo të ndryshohet dhe të befasohemi dhe nëse ne jemi shumë të mirë në gjetjen e asteroidëve të mëdhenjë, kjo është edhe më e keqe sepse ne e shohim por s’kemi çfarë të bëjmë”, përfundoi ai.

Edhe më shqetësuese, ekspertët kanë paralajmëruar se njerëzit nuk janë të përgatitur për një përplasje asteroide dhe, nëse dikush merr drejtimin për në Tokën, nuk mund të bëhet asgjë më shumë.

Asteroidet janë pjesë e mbeturinave të hapësirës shkëmbore që kanë mbetur nga formimi i sistemit tonë diellor. /Lajmi.net/