Është aq i padëgjueshëm, saqë familjarët e lidhin të mos ikë (Foto)

Në Chongqing të Kinës është fotografuar një fëmijë me një shirit në qafë, i cili është lidhur për peme.

Fun

10/08/2016 08:27

Në këtë mënyrë, familjarët që e kanë mbiemrin Zhong, janë siguruar që katërvjeçari i padëgjueshëm të mos ikë nga shtëpia, transmeton Telegrafi.

 Meqenëse fëmijës i ka vdekur nëna, kurse babai detyrohet të shkojë në punë në një qytet tjetër, xhaxhai dhe halla e tij e mbajnë të lidhur, sepse nuk mund t’i qëndrojnë gjithmonë afër.
Djaloshin e padëgjueshëm familjaret e lidhin qe te mos ike foto

Derisa ai është shumë energjik dhe i gatshëm për shëtitje, familjarët e tij që janë mbi 60 vjeçar, nuk kanë forcë që t’i shkojnë pas.

Para një kohë, ai është larguar pa gjurmë dhe është dashur ta kërkojnë e tërë lagjja për pesë orë me radhë.

Ai kishte hyrë vetë në kazanin e përzierëses, që për momentin nuk ishte duke punuar.

Djaloshin e padëgjueshëm familjaret e lidhin qe te mos ike foto 2