Është alergjike ndaj Wi-Fi, dëmshpërblehet me 500 funta çdo muaj

Ka pasur gjithmonë debate nëse mund të konsiderohet si sëmundje ndjeshmëria ekstreme ndaj rrezatimit elektromagnetik (EHS).

Auto & Tek

02/09/2015 09:52

Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje kanë alergji ndaj valëve Wi-Fi, duke u shkaktuar atyre të përziera, dhimbje koke, si dhe rrahje të shpejtuara të zemrës.

Një rast i tillë është zbuluar në Francë, ku një 39-vjeçare është detyruar të jetojë në një zonë larg qytetit për të mos u prekur nga valët e Wi-Fi.

Ajo do të përfitojë 500 paundë nga shteti çdo muaj për shkak të sëmundjes që ajo ka.

Gjykata franceze vendosi që gruaja të dëmshpërblehej, edhe pse autoritetet shëndetësore franceze nuk e njohin një sëmundje të tillë.

Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë për një rast të tillë. Muajin e kaluar ju raportuam se prindërit kishin hedhur në gjyq shkollën e fëmijës së tyre, pasi pretendonin se valët e forta Wi-Fi e kishin sëmurur atë.