Eshref Durmishi mban premierën e filmit ‘Shok’ në Washington

Durmishi qe i pranishëm në 'George Mason University' së bashku me të pranishmit Lisa Thrasher e shumë profesorë e artistë të tjerë të ftuar në këtë premierë.

ShowBiz

12/12/2017 10:55

U diskutua rreth filmit, suksesit të tij dhe u trajtua si temë lufte, gjë kjo që e përfaqëson shkurt por mirë një pjesë të historisë së popullit të vuajtur të Kosovës.

Bashkëbisedues ishin edhe Rita Krasniqi, Erblin Nushi si dhe Fjolla Nushi. Kjo e fundit është së bashku me Durmishin edhe protagoniste e një filmi që ende s’ka shfaqur premierën ku regjisor është i riu, Erblin Nushi.

Filmi quhet ‘BINI’ dhe ka prap si temë luftën në Kosovë. Si duket Eshrefi me prejardhje nga Drenica di me së miri të sjell tragjeditë e kohës së luftës dhe ua ka marrë dorën. Shumë suksese ekipit. /Lajmi.net/