Erzen Rrustemi mbrojtjen e titullit iu dedikon nënave gjakovare – Lajmi.net
Erzen Rrustemi mbrojtjen e titullit iu dedikon nënave gjakovare
Autori: Lajmi.net SportSporti VendorTë tjera 20:39, 4 March 2018
Boksieri Erzen Rrustemi që mbrëmë e mbrojti titullin e botës në kategorinë WBF, iu ka dedikuar nënave të Gjakovës këtë sukses të tij.

Rrustemi në një postim në Fcebook, thotë se këtë titull ua dedikon nënave të Gjakovës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij në Facebook:

Të dashur miq, mbështetës e familjarë

Mbrëmja e 3 Marsit 2018 do të mbetet gjatë në kujtesën time, për faktin se arrita ta mbrojë me sukses titullin e kampionit të botës, në pesha të rënda të boksit profesionist (ËBF) si dhe të fitoj dhe një titull tjetër nga Global Boxing Union – GBU dhe kështu arrita ta përfaqësoj denjësisht kombin tim në arenat botërore të boksit, përmes Flamurit si dhe Himnit Kombëtar, i cili ngriti në këmbë në Karsluhës( Gjermani), mijëra të pranishëm në shenjë nderimi.

Fitorja ime iu dedikohet Nënave të Gjakovës dhe të gjithë Nënave Shqiptare, të cilat që 19 vite pas luftës, i kërkojnë dhe i presin e nuk iu vijnë më të dashurit e tyre të cilët figurojnë në Listën e të zhdukurve. Por, fatmirësisht Kosova dhe liria e saj janë gjallë dhe janë në këmbë e po forcohen përditë e më shumë.

Më lejoni me këtë rast t’i falëndroj gjithë ata shqiptarë nga shtete të ndryshme të Europës e që ishin të pranishëm në sallë, stafin tim profersional e teknik që më përgatiti dhe kontribuoi në këtë fitore, familjarët e mi që ishin me mua dhe tjerët që më përcollën nga distance e, në veçanti, reperin e mirënjohur Duden dhe disa nga boksierët tanë të njohur në botë, e që janë edhe miq të mi, si kikboksieri Shemsi Beqiri, kampion i shumëfishtë i botës, pastaj Berat Aliu, Haxhi Krasniqin, Gjetan Ketën e të tjerë që më inkurajuan e uruan. Po, pa e harruar edhe kryetarin e komunës sime – Gjilanit, zotin Lutfi Hazirin për kujdesin e treguar para e pas kësaj fitore.

Një falënderim meriton edhe Organizatori kësaj mbrëmjeje, Rainer Gottëald dhe TV SAT 1 dhe ProSieben, të cilët mundësuan që në gjithë botën të shihet ky duel, kutpohet nga ata që paraprakisht janë anëtarësuar. Ishin korrektë dhe tejet të sukseshëm në organizim dhe kjo më obligon që edhe mëtutje të bashkëpunoj me ta, në duelet e mia të ardhshme.

Ndihem borxhli ndaj jush gjithnjë dhe do të përpiqem që këtë gëzim e krenari që e manifestuat me mua e për mua, t’ua kthej me fitore të reja, ku, kundërshtarët nuk i zgjedh unë po, ua tregoj vendin ku e kanë…

I juaji

Erzeni

/Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO