Erza Muqolli zë vendin e tretë në ‘France’s Got Talent’ (VIDEO)

Erza Muqolli, vajza 9 vjeçe ka qenë pjesë e finales së madhe të France’s Got Talent dhe u nderua me vendin e tretë, ndërsa nga juria është shpall fituesja morale

ShowBiz

29/01/2015 21:43

Kënga me të cilën vogëlushja nga Kosova u paraqit ishte La vie en rose ,këngë ikonë e këngëtares Édith Piaf. Është kjo Erza Muqolli e cila në kompeticionin ‘France’s Got Talent’ rrëmbeu vendin e tretë.

Performanca e saj ngjalli shumë duartrokitje dhe duket qartë që bukuroshja e vogël premton shumë. Shpresojmë ta shohim Erzën lart e më lart dhe i urojmë asaj sukses të mëtejshëm. Lajmi.net