Erza Muminoviq rrëmben të bronztën në Çeki

Xhudistja Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në turneun për kadetë në Çeki.

Sport

21/04/2018 18:28

Trajneri i saj Driton Kuka shkroi në facebook se Muminoviq në finale të kësaj gare mposhti garuesen nga Mali i Zi Ivana Nikoliq, e cila është nënkampione e botës.

Muminoviq shënoi edhe tri fitore tjera dhe një humbje.

Ajo fitoi të artën në garën europiane të Berlinit po gjatë muajit prill.