Erza Muminoviq e ARTË në Berlin

Xhudistja Erza Muminoviq e ka fituar medaljen e artë në kupën evropiane për kadet në Berlin.

Sport

07/04/2018 18:03

Në finalen e kategorisë -44 kilogramë ajo e mposhti xhudisten gjermane, Jule Ziegler.

Në ndeshjen e parë ajo e mposhti me ippon garuesen nga Holanda, Indy Godschalk, për më pak se 1 minutë. Në ndeshjen e dytë mposhti me 3 denime belgen, Jente Verstraeten.

Kurse në gjysmëfinale ajo e mposhti me ippon garuesen më të mirë në këtë garë, kampionen aktuale evropiane për kadete kroaten, Viktorija Ana Puljiz.