Eros Grezda në Serie A

Mediat kroate e japin të ardhmen e Eros Grezdës drejt kampionatit italian.

Sport

04/01/2018 23:29

Mesfushori me tipare sulmuese i kombëtares shqiptare, Grezda, falë paraqitjeve pozitive që ka shfaqur me skuadrën e tij Osijek, por edhe në kombëtare ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane.

Mediat kroate vënë theksin se Italia është desitinacioni më i mundshëm për të.

Burimi nuk përmend emra, teksa shton se drejtuesit e Osijek në raste se do të ofrohet vlera e kartonit të tij, atëherë janë të gatshëm ta lënë të lirë lojtarin.

Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, por gjasat janë që në ditët në vazhdim situata të bëhet akoma edhe më konkrete, përcjell SS.

Grezda cilësohet si një element shumë cilësor, kjo falë shpejtësisë dhe si një lojtar paparashikueshëm në duelet direkte. Elementë këto që e bëjnë akoma edhe më të preferuar për trajnerë të ndryshëm.

Muaj më parë u përfol për një interesim të Genoas dhe Lazios për lojtarin.

Eros Grezda momentalisht me fanellën e Osijek ka zhvilluar 17 takime nga ku ka arritur të shënojë 4 gola. Ndërsa me fanellën e kombëtares kuqezi arriti të shënonte golin e tij të parë, në testin miqësor ndaj Turqi.