Lenjani ndëshkohet me karton të kuq

Ermir Lenjanit nuk i ka ecur mirë me Nantesin. Pas debutimit me golin javën e kaluar, pak çaste më parë ai është ndëshkuar me kartonin e kuq.

Sport

30/08/2015 19:08

Mesfushori i majtë i Kombëtares shqiptare u ndëshkua në minutën 51 të ndeshjes me Bordeaux.

Këta të fundi po fitojnë 1:0, në ndeshjen që po luhet në fushën e tyre.

Përndryshe, Lenjani tashmë do të jetë në detyre me Kombëtaren e Shqipërisë, për takimet e ardhshme kualifikuese në kuadër të Euro 2016.