Ermali ‘thumboi’ Sonin, ajo deklaron: Ndahet Ermali (Foto)

Portali Xing.al i cili është si pjesë e emisionit të moderatorit Ermal Mamaqi, ‘Xing me Ermalin’ ka bërë një artikull i cili e shtyu Sonin të reagojë ashpër.

ShowBiz

23/05/2017 13:53

Në artikullin e publikuar në portalin e Ermalit thuhet “Pse i la të gjithë partnerët Soni Malaj’, artikull ky i cili flet për lidhjet e dështuara të këngëtares, shkruan lajmi.net.

E revoltuar nga kjo gjë, Soni i reagoi Ermalit përmes Instagramit ku shkruan “Lajm i dites:Ndahet Ermal Mamaqi nga Ami,ajo e kap me nje vajze tjeter!!!!”.

Komentet sipër artikullit, duket se ishin ato që e bënë Sonin të bëjë këtë deklaratë lidhur me Ermalin, pasi komentuesit e bënë atë të martuar që nga viti 2000. /Lajmi.net/