Ermali krenohet me të birin

Ermal Fejzullahu është një ndër artistët më të suksesshëm të estradës sonë.

ShowBiz

13/04/2018 16:30

Muzikën e ka trashëguar nga babai, Sabri Fejzullahu i cili për vite të tëra i ka qëndruar besnik skenës muzikore, shkruan lajmi.net.

Çdo këngë që Ermali publikon shndërrohet në këngë hit, ndërsa është shumë aktiv edhe me koncerte në vende të ndryshme të botës.

Këngëtari është shumë shpesh i komentuar edhe në lidhje me jetën e tij private, ai është i martuar me Arianën dhe së bashku kanë tre fëmijë.

Ermali përmes rrjeteve sociale ka treguar një sukses të birit të tij, i cili kishte marrë një certifikatë si lexues i pasionuar.

“Mburrem me ty Arti”, ka shkruar Ermali mbi fotografinë me të cilën e ndau gëzimin me ndjekësit e tij. /Lajmi.net/