Ermali dhe Sabriu fillojnë punën për bashkëpunimin, caktojnë titullin e këngës

'Nostalgji' do të quhet kënga e parë që do vijë nga bashkëpunimi babë e bir.

ShowBiz

30/09/2015 16:55

Sabri dhe Ermal Fejzullahu kani filluar punën për këngën e tyre bashkë.

Kënga do të ketë titullin ‘Nostalgji’, siç mëson Prive, ndërsa ata kanë filluar punën sot dhe kënga do dalë së shpejti me videoklip, transmeton lajmi.net.

Pos kësaj, Prive gjithashtu ka mësuar se këngëtari Sabri Fejzullahu dje ka regjistruar këngën e tij më të re në studion e Virusit në Tetovë./Lajmi.net