Ermal Meta me një tjetër koncert në Tiranë

Këngëtari Ermal Meta do të jetë sërish me koncert në Tiranë dhe ky lajm i ka gëzuar publikun.

ShowBiz

05/02/2019 14:33

Këngëtari shqiptar, Ermal Meta, i cili ka arritur shumë suksese edhe jashtë vendit, po rikthehet me një koncert të dytë në qytetin e Tiranës, shkruan lajmi.net.

Lajmin e mirë për fansat e dha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Ju kujtohen emocionet e koncertit të Ermal Metës? ?‍♂Talenti shqiptar kthehet përsëri në Tiranën e tij, krahas 23 koncerteve në skenat më të mira në 19 qytete italiane.???
Pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s’e harron kurrë skenën shqiptare, ku këtë herë do të dhurojë një supershfaqje te Pallati i Kongreseve.? Së bashku me katër artistë të talentuar italianë të GnuQuartet do të sjellin një atmosferë magjike që nuk duhet humbur ?
Kur? Më 4 Mars, ndaj bëj grupin e shihemi atje!”, ishin fjalët e tij pranë postimit.

Kjo nuk është hera e parë që Ermali këndon në Tiranë andaj publiku atje mezi po presin që të shkojnë në koncertin e tij sërish. Kjo vihet re nga komentet që i kanë lënë pranë postimit./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtfzvZMhZ4-/

https://www.instagram.com/p/BtImEaTBNI3/