Ermal Meta i emocionuar për performancën në Festivalin e RTSH-së

Vetëm pak ditë më parë u paralajmërua se Ermal Meta do të ngjitej për herë të parë në skenën e ‘Festivalit të Këngës’.

ShowBiz

19/12/2018 18:09

Shqiptari më i njohur në Itali do të këndojë dy nga këngët e tij më të njohura, si pjesë e surprizave të përgatitura për festivalin.

Mbrëmjen e djeshme Meta ka mbërritur në Tiranë për të nisur provat.

Ndërsa sot në një konferencë për shtyp, këngëtari është shprehur i emocionuar që do të ngjitet për herë të parë në një skenë aq të madhe ku këndohet vetëm shqip.

Ai ka treguar se nuk e ka pranuar ftesën që në fillim për t’u bërë pjesë e festivalit, sepse nuk e dinte nëse do të ishte në gjendje të përballonte emocionet e mëdha. Ermal Meta ka shtuar se kur është larguar përpara 24 vjetësh nga Shqipëria as që e mendonte se do të bëhej ndonjëherë pjesë e ‘Festivalit të Këngës’.

Kur u pyet nëse e ndjek muzikën shqiptare ai u përgjigj: “Kur isha në Shqipëri ndiqja më shumë muzikë klasike, ndikuar nga mamaja. Ndërsa muzika ‘pop’ mori një formë më të theksuar në Itali. Nuk e kam ndjekur shumë muzikën shqiptare. Vetëm disa kam mundur të shoh”. Ai ka thënë se Eugent Bushpepa është një ndër këngëtarët që e ka lënë me gojë hapur, kur të dy ishin pjesëmarrës vitin e kaluar në ‘Eurovision’. /revistawho.com