Ermal Mamaqi kap ”mat” Luana Vjollcën duke darkuar me…

Komediani shqiptar, Ermal Mamaqi duket se ka raporte mjaft të mira me prezantuesen, Luana Vjollca.

ShowBiz

13/11/2018 23:39

Edhe pse thuhet se janë konkurrentë të njëri-tjetrit për shkak se kanë emisionet në të njëjtin orar dyshja nuk i kursejnë shakatë në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Është ky, Ermal Mamaqi i cili është duke darkuar në vendin e njëjtë me Luanën teksa e ngacmon moderatoren me disa video.

Mamaqi shkoi fshehurazi dhe filmoi Luanën ku po darkonte me këngëtaren e njohur, Evi Reçin i cili bën shaka duke i thënë Luanës se njerëzit s’kanë bukë të hanë, ndërkohë që ajo ha sushi.

Në një moment, moderatorja 27 vjeçare përshëndeti fansat e që më pas Ermali ‘tallet’ me të kur thotë se Luana nuk ju do. /Lajmi.net/