Ermal Mamaqi i publikon foton Amit duke e ushqyer vajzën me gji!

Komediani Ermal Mamaqi dhe gruaja e tij Ami janë tashmë prindër të dy fëmijëve.

ShowBiz

24/04/2018 17:35

Joeli 3 vjeçar ua ka ndryshuar jetën atyre si fëmija i parë mirëpo kuptim akoma më shumë familjes së çiftit i ka dhënë edhe fëmija i dytë, vajza, Sia shkruan lajmi.net

Ermali, ndonëse nuk publikon shpesh imazhe të familjes dhe ato çka mund t’i shohim janë vetëm video nga puna, pas lindjes së vajzës ka filluar të sjell imazhe të tilla plot emocion.

Së fundmi e ka publikuar një të tillë ku shihen Ami dhe voglushja duke u ushqyer me gji. Në sy gjithashtu kanë rënë lulet qe ai ua ka dërguar e që e kanë bërë Ermalin të duket romantik në sy të publikut./Lajmi.net/