Ermal Mamaqi dhe Tayna shkëmbejnë ‘dissa’ me njëri-tjetrin

Reperja nga Prizreni, Tayna është njëra nga artistet më të pëlqyera në estradë.

ShowBiz

02/10/2018 21:06

Që nga fillimi i karrierës ka pushtuar zemrat e publikut me projektet e njëpasnjëshme që ka sjell, shkruan lajmi net.

E nuk ka dyshim se brenda këngëve të saj ka ‘dissa’ për artistet e tjera e po ashtu ka pranuar edhe nga të tjerët.

Së fundmi është komediani, Ermal Mamaqi i cili ka publikuar një video në Instagram teksa i bën diss Taynës. Kjo e fundit nuk ka përtuar që t’ia kthej shoumenit të njohur shqiptar.

Ndryshe, Tayna po pëlqehet mjaft shumë për këngën e re “Doruntina”, ku ka mbledhur afro 4 milionë klikime në Youtube. /Lajmi.net/