Ermal Fejzullahu zbulon destinacionin e radhës të pushimeve

Vitin 2019, Ermal Fejzullahu e ka nisur me pushime luksoze.

ShowBiz

22/01/2019 20:43

Këngëtari ka qenë në pushime së bashku me familjen në Austri teksa tashmë ka zgjedhur edhe një tjetër vend, shkruan lajmi.net.

Në një foto të ndarë me ndjekësit në InstaStory, Fejzullahu tregon se janë duke udhëtuar për në Dubai. “Vendi tjetër i pushimeve, Dubai”, ka shkruar ai.

Ermali është i martuar prej vitesh me Arianën, të cilët janë prindër të tre fëmijëve (Arti, Era, Buna).

Theksojmë se Ermali është njëri nga artistët më të suksesshëm shqiptarë me një karrierë të bujshme profesionale. /Lajmi.net/