Ermal Fejzullahu po vjen me dy duete, mësoni detajet

Ermal Fejzullahu është një nga artistët më të kërkuar të estradës.

ShowBiz

11/06/2018 15:22

Ai është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat priten shumë mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.

I kontaktuar nga lajmi.net, këngëtari ka konfirmuar se po sjell dy këngë të reja dhe që të dyja janë duete.

“Po, jam duke punuar dy këngë të reja, njëra me Bes Kallakun dhe tjetra është me reperin nga Suedia, Kidda”, tha Ermali.

Po ashtu, ai shtoi se kënga të cilën e sjell me Bes Kallakun publikohet ditën e Bajramit, më 15 qershor dhe mban titullin “Daja”.

Ndërsa, dueti tjetër me reperin Kidda, Ermali tha se do të publikohet në fillim të muajit korrik. /Lajmi.net/

@ermal.fejzullahu #Daja

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Hahahahahahaha @ermal.fejzullahu #Daja

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on