Ermal Fejzullahu në një moment romantik me bashkëshorten

Kanë më shumë se 10 vite që janë së bashku.

ShowBiz

08/02/2019 10:19

Këngëtari, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana u martuan para 10 viteve dhe siç shihet janë mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.

Në fillim të këtij viti, çifti shijuan pushimet e para me familje, teksa ishin në Austri e më edhe në Dubai.

Ky imazh të cilin e ndau Ermali me ndjekësit në Instagram, duket se është shkëputur nga pushimet luksoze të çiftit.

Ata po ashtu janë prindër të tre fëmijëve e që nga ana tjetër, Fejzullahu po vazhdon të punojë në projekte të reja që pritet t’i lansojë në ditët në vijim. /Lajmi.net/