Ermal Fejzullahu flet për jetën private, tregon për herë të parë si u njoftua me gruan

Ermal Fejzullahu është njëri ndër këngëtarët më të suksesshëm.

ShowBiz

26/11/2018 22:36

Këngëtari Ermal Fejzullahu është njëri prej atyre artistëve që ka arritur ndër vite ti mbajë për vete publikun e gjerë, shkruan lajmi.net.

Edhe jeta e tij private, duke qenë se është person publik u ka interesuar të gjithëve.

Përveç fotove që i poston me familjen e ngushtë dhe ato veç me gruan, Ermali ka pasur gjithmonë dëshirë që të qëndroj i rezervuar sa i përket detajeve rreth privatësisë.

Por gjatë intervistës së fundit në NIN ai tregoi se si u njoftua me gruan e tij, Arianën.

‘’Jena njoftu në Prishtinë me ni lokal edhe e kom ndjek mas deri sa e zaptova krejt e mora krejt. Kur jom martu i kom pas 20 vjet. Kur i kom tregu babit më ka thanë a je i smut i kom thanë qin përqin edhe nuk ma pa prish. Sa i përket jetës tonë, tash normal kena qenë shumë të ri kur jena martu dhe jena bo prind, 21 vjet jom bo prind. Kam qenë me fat’’, tha Ermali./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bo4PwxIDoYz/

YouTube player