Ermal Fejzullahu e thotë haptas, kaq u pagua në koncertin e parë

Ermal Fejzullahu është ndër emrat më të njohur të estradës shqiptare.

ShowBiz

27/11/2018 08:46

Ermal Fejzullahu është vazhdimisht aktiv me projekte të reja muzikore si dhe me performanca në koncerte dhe ahengje familjare, shkruan lajmi.net.

Sot, padyshim që hyn në listën e emrave më të paguar të skenës, por ai nuk ngurron të tregojë se sa ishte shuma që mori në koncertin e parë.

I ftuar në “NIN”, këngëtari tregoi haptas se pagesa që mori në koncertin e parë ishte 300 euro.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Ermal Fejzullahu është “Flake”, në duet me Kiddën, që mori mbi 17 milionë klikime. /Lajmi.net/